Menu

Inspiring Inventors: Takim me shpikësin Joachim Fiedler

[post-views]

Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentët dhe të interesuarit të ndjekin takimin e radhës të serisë “Inspiring Inventors”, me të ftuar Joachim Fiedler, finalist i çmimit European Inventor Award 2022.

Fiedler është krijuesi i një sistemi inovativ fiksimi që kombinon teknologjinë magnetike me një mekanizëm mekanik bllokimi, i përdorur sot në produkte të ndryshme, si helmetat e biçikletave, çantat dhe sediljet e automjeteve.

Gjatë takimit, ai do të ndajë përvojën e tij si shpikës, historinë e krijimit të kompanisë FIDLOCK dhe zhvillimin e teknologjisë në aplikime të ndryshme.

Data: 16 nëntor 2026
Ora: 15:00–16:00 (CET)
Gjuha: Anglisht
Formati: Online, me transmetim të drejtpërdrejtë.

Pjesëmarrja është pa regjistrim paraprak. Aktiviteti mund të ndiqet përmes platformës livestream dhe kanaleve të rrjeteve sociale, nëpërmjet faqes zyrtare të organizatorëve.

https://www.epo.org/en/news-events/events/inspiring-inventors-joachim-fiedlers-magnetic-fasteners

Seria “Inspiring Inventors” synon të frymëzojë shpikësit e rinj përmes përvojave dhe historive të inovatorëve evropianë.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email