Universiteti Politeknik i Tiranës fton të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit IT Internship Fest, të organizuar nga Deloitte.
Pas përfundimit të trajnimit, tashmë është hapur mundësia për të vijuar me procesin e aplikimit dhe të rekrutimit, duke u dhënë studentëve mundësinë të fitojnë përvojë profesionale dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë nëpërmjet linkut të mëposhtëm:
🔗 Apliko këtu – IT Internship Fest | Deloitte
Mos e humbisni këtë mundësi për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt karrierës suaj profesionale!



