[wpml_language_selector_widget]

Menu

Dita e Alumni-ve të Inxhinierisë Ekonomike mblodhi studentë dhe profesionistë në UPT

[post-views]

Më 28 maj 2026, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua aktiviteti “Dita e Alumni-ve të Inxhinierisë Ekonomike”, me temë: “Nga Universiteti drejt Suksesit Profesional – Udhëtimi i Inxhinierëve Ekonomikë”.

Aktiviteti mblodhi rreth 100 pjesëmarrës, përfshirë Alumni të programit të studimit Inxhinieri Ekonomike, studentë aktualë, stafin akademik të Departamentit të Prodhim Menaxhimit dhe Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof. Dr. Genti Guxho.

Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i lidhjeve ndërmjet universitetit dhe të diplomuarve, promovimi i shkëmbimit të eksperiencave profesionale dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim mes Alumni-ve dhe studentëve.

Gjatë aktivitetit, Alumni-t ndanë historitë e tyre të suksesit, sfidat profesionale dhe këshilla për studentët aktualë. Diskutimet u fokusuan në tregun e punës, zhvillimin e karrierës, praktikat profesionale, aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit dhe ndikimin e teknologjive të reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale.

U theksua gjithashtu suksesi i të diplomuarve të Inxhinierisë Ekonomike, të cilët janë të punësuar në institucione publike dhe private, kompani kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në pozicione drejtuese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Një moment i rëndësishëm i aktivitetit ishte zgjedhja e Bordit Alumni të Inxhinierisë Ekonomike, i cili do të luajë një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve mes universitetit, Alumni-ve dhe studentëve.

Aktiviteti u mbyll me një sesion networking-u, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e komunitetit Alumni në mbështetjen e zhvillimit profesional të studentëve dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet universitetit dhe tregut të punës.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto