123 DITËT E HAPURA NË UPT – Mirëpritja e maturantëve – Universiteti Politeknik i Tiranës
Search
Close this search box.

Menu

DITËT E HAPURA NË UPT – Mirëpritja e maturantëve

Në kuadër të Ditëve të Hapura në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 23 prill 2025, UPT mirëpriti një grup maturantësh nga shkollat e mesme të Tiranës.

Stafi i këshillimit të karrierës në UPT, stafi akademik dhe studentët pritën me entuziazëm të rinjtë, duke u prezantuar programet e studimit, mundësitë e zhvillimit profesional, si dhe projektet inovative në të cilat janë të angazhuar studentët e UPT-së. Gjatë vizitës së tyre, maturantët u njohën nga afër me strukturat akademike dhe administrative të universitetit, ambientet e mësimdhënies dhe laboratorët shkencorë të fakulteteve të ndryshme.

Këto aktivitete synojnë të ndihmojnë maturantët në orientimin e tyre drejt një karriere të suksesshme në fushën e shkencave inxhinierike dhe teknologjisë.

Universiteti Politeknik i Tiranës – Zgjedhja e së ardhmes suaj!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës