Dy pedagoge nga Departamenti i Shkencave Humane i University of Orléans, Francë, kryen një mobilitet në Universitetin Politeknik të Tiranës nga data 07-11 prill 2025, në kuadër të programit Erasmus+.
Profesoret Alexis Buckey dhe Claire Savri zhvilluan mësim me studentë të Inxhinierisë së Mjedisit, asistuar nga Prof. Asoc. Anjeza Brahja dhe me studentë të Inxhinierisë Ekonomike, asistuar nga PhD. Megi Plaku.
Studentët patën mundësi të shkëmbenin njohuri për komunikimin ndërkulturor, duke zhvilluar veprimtari gjithëpërfshirëse, në aspektin gjuhësor dhe kulturor. Shkëmbimi i aktiviteteve të tilla të suksesshme pasuron dhe forcon përvojën dhe bashkëpunimet ndërmjet studentëve, profesorëve dhe universiteteve.