Search
Close this search box.

Menu

Bashkëpunim midis Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe School of Architecture and Design në New York

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe School of Architecture and Design në New York, pjesë e New York Institute of Technology, do të kenë një plan të përbashkët bashkëpunimi afatgjatë dhe në shumë drejtime.
Fokus i veçantë do të jetë shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve të të dy fakulteteve, si dhe fusha të përbashkëta bashkëpunimi kërkimore dhe profesionale. Këto ide dhe bashkëpunime u trajtuan me rastin e takimeve të ndryshme midis përfaqësuesve të FAU, Prof. Armand Vokshi dhe Dr. Ani Tola, si dhe Dekania e School of Architecture and Design, Prof. Maria R. Perbellini dhe Prof Alessandro Melis.
Përveç takimeve të ndryshme, u zhvilluan edhe 2 ekspozita mbi arkitekturën dhe urbanistikën e Tiranës, njëra në ambientet e New York Institute of Technology dhe tjetra në Institutin Italian të Kulturës në Manhatan.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës