Fitore e merituar e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Hollandë!
Pjesëmarrësit e projektit për Strehimin (Affordable Housing) nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Saxion, në kuadër të blended mobility, vizituan të gjithë Provincën Overijssel, Hollandë gjatë workshopit të organizuar në Urban Hackathon.
Gjatë javës 18-22 nëntor, 6 grupe studentore dhanë ide për rizhvillimin e 2 zonave urbane në qytetet Almelo dhe Hengelo. Prezantimi i projekt ideve u zhvillua në eventin e madh të Strehimit në qytetin Rijssen me praninë e institucioneve publike, investitorëve dhe aktorëve të tjerë. Në këtë workshop grupi i studentëve të FAU fitoi vendin e parë.
Suksese ne vijim!