Menu

NJOFTIM- Mundësi për Startup-e dhe sipërmarrje në Ballkan

[post-views]

Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentët e interesuar për sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e ideve të biznesit të aplikojnë në “Bridge to Balkans Startup Acceleration Program”, një program që synon të mbështesë sipërmarrësit e rinj dhe të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, mentorëve dhe rrjeteve të biznesit në Ballkan.

Programi përfshin:

  • 5 nëntor 2026: Bootcamp për startup-et në Tiranë;
  • 19 nëntor 2026: Ditë Rajonale Prezantimi (Regional Demo Day), pasuar nga sesione mentorimi online;
  • 11 dhjetor 2026: Finalja e Madhe në Shkup, Maqedonia e Veriut, për startup-et e përzgjedhura.

Kjo është një mundësi për studentët dhe sipërmarrësit e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë idetë e tyre, të përfitojnë nga mentorimi dhe të krijojnë kontakte me ekosistemin rajonal të inovacionit.

Apliko tani!

Linku i aplikimit: https://app.smartsheet.eu/b/form/01a03d59dd5874808c6633af004d71c1

Program website: https://www.bridge2balkans.org

Ju lutemi që të na informoni në rast pjesëmarrjeje për mbështetje institucionale.

Kontakt: [email protected]

B2B Digital Brochure.pdf

Tirana – Content

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email