Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, organizon Konferencën Ndërkombëtare Ndërdisiplinore me temë:
“Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm”.
Konferenca do të zhvillohet më 2–3 korrik 2026, në format hibrid (me pjesëmarrje fizike dhe online) dhe do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.
Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë. Punimet e pranuara do të botohen në Konferencë Proceedings me ISBN dhe DOI.
Fushat e kërkimit përfshijnë disiplina të ndryshme shkencore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
📌 Afati i ri për dorëzimin e abstrakteve: 10 qershor 2026
Për më shumë informacion mbi thirrjen për punime, fushat e kërkimit, komitetet shkencore dhe organizuese, si dhe udhëzimet e detajuara për aplikim, ju lutemi vizitoni:
