Search
Close this search box.

Menu

Ftesë për pjesëmarrje në panairin “Work &Study 2025”

Universiteti Politeknik i Tiranës ju fton të merrni pjesë në panairin “Work & Study 2025”, i cili do të zhvillohet më:

Datat: 27 dhe 28 Shkurt 2025

Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Orari dedikuar studentëve të UPT-së: Data 27 shkurt ora 13:00 dhe 17:00

Panairi është një mundësi unike për ju që të lidheni me kompanitë më të njohura, të eksploroni mundësi punësimi dhe praktike, si dhe të merrni informacione të rëndësishme për zhvillimin tuaj profesional.

Zyrat e karrierës së UPT-së do të jenë pranë jush në Panair në stendën e dedikuar.

🔑 Çfarë ofron panairi?

  • Takime direkte me përfaqësues të kompanive;
  • Informacione mbi pozicionet e lira të punës dhe programet e praktikave;
  • Këshillime mbi karrierën dhe orientimin profesional;
  • Njohje me programet e studimit dhe trajnimeve të avancuara.

Ju ftojmë të përfitoni nga kjo mundësi dhe të jeni të përgatitur me CV-në tuaj për të diskutuar dhe për të impresionuar potencialët tuaj të ardhshëm punëdhënës.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të filluar një hap të sigurt drejt karrierës së ëndrrave tuaja!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës