Search
Close this search box.

Menu

Ftesë, për pjesëmarrje në Seminarin Kombëtar HERE me temë: ‘The role of Artificial Intelligence in the development of scientific research and innovation in humanities’’

Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë se Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e ‘Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë – HERE’, do të zhvillojnë në datat 30-31 Maj 2024 Seminarin Kombëtar HERE me temë:  ‘The role of Artificial Intelligence in the development of scientific research and innovation in humanities’’, në platformën Teams.
Ky seminar do të mbledhë së  bashku  anëtarë të stafeve akademike nga  IAL-të e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës; përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit; përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, si dhe ekspertë të fushës.
Seminari do të zhvillohet online, në gjuhën angleze.
Gjatë ditëve në vijim, do t’ju përcjellim programin dhe links për ditët e seminarit.
Gjatë dy ditëve, seminari do të trajtojë një cështje tejet aktuale të Arsimit të Lartë në Shqipëri lidhur me rolin që luan inteligjenca artificiale në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, vecanërisht në shkencat shoqërore; si po përdoret teknologjia e IA dhe si po integrohet në Arsimin e Lartë në Shqipëri; sa i rëndësishëm dhe sa inovator është IA në mjedisin tonë akademik, vecanërisht në kërkimin shkencor; problematikat dhe zgjidhjet që ofrohen; pritshmërite dhe e ardhmja e teknologjive të IA në universitetet tona etj.
Në këtë seminarin dy ditor është e ftuar ekspertja ndërkombëtare Dr. Diana Andone, e cila do t’u ofrojë pjesëmarrësve ekspertizën e saj lidhur me të rejat në fushën e IA, si dhe praktikat më të mira Europiane.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës