Në kuadër të thirrjeve të hapura të Programit Digjital të Bashkimit Evropian (Digital Europe Programme – DEP), me afat aplikimi deri më 1 tetor 2026, ju informojmë se në faqen zyrtare të Ministrisë është përditësuar lista e subjekteve që kanë shprehur interes për të gjetur partnerë për pjesëmarrje në këto aplikime.
Lista e përditësuar mund të konsultohet në faqen e Ministrisë, në rubrikën “Programi Digjital – Njoftime”, në linkun:
https://www.infrastruktura.gov.al/programi-digjital/njoftime/
Për subjektet e interesuara për pjesëmarrje në thirrjet e hapura të Programit Digjital të BE-së (DEP), të cilat kanë nevojë për gjetjen e partnerëve, Ministria fton të plotësohet template-i për shprehjen e interesit, me qëllim shpërndarjen e kërkesës për partnerë përmes rrjetit të NCP-ve të Programit DEP.

