Menu

Ftesë për stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, për bashkëpunim shkencor me Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, në kuadër të Konferencës COP31

[post-views]

Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Prof. Dr. Artan Hoxha ka përcjellë ftesën e ardhur nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shqipëri, lidhur me mundësinë e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën Shkencore të organizuar nga Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi (Conncil of Higher Education of Türkiye – YŐK).

Kjo veprimtari organizohet në kuadër të “Konferencës së 31-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP31”, e cila do të zhvillohet nga data 9-20 nëntor 2026, në Antalya, Turqi.

Veprimtaria organizohet me nismën e Presidentit të Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqi, z. Erol Őzvar, i cili fton stafet akademike, institucionet e arsimit të lartë dhe ato kërkimore-shkencore të kontribuojnë me dërgimin e punimeve të tyre shkencore, propozimeve inovative, projekteve ndërkombëtare, si dhe ideve për konferenca akademike në fushën e mjedisit, përmes platformës zyrtare të dedikuar (https://academy.cop31.center/).

Informacionin e plotë mbi Konferencën shkencore COP31, e gjeni te:

COP31 Academic Contribution Form

İklim Değişikliği Başkanlığı

Home Page | Council of Higher Education

Suksese!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email