Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politenik të Tiranës me Zyrën Europiane të Patentave ( EPO) hapet thirrja për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar kërkimor “Çmimi për Kërkim Shkencor i Këshillit 4iP, 2024” për studentët në nivelet Master dhe PhD.
Çmimi për Kërkim Shkencor i Këshillit 4iP, 2024 është një konkurs ndërkombëtar kërkimor për studentët e Universitetit Evropian që studiojnë në nivelet Master dhe PhD.
Konkursi synon të nxisë interesat e studentëve dhe të vërtetojë idetë e reja mbi temat kyçe që lidhen me ndërveprimin midis të drejtave të pronësisë intelektuale dhe inovacionit, të tilla si rregullimi i patentave dhe konkurrencës, tregtia dhe rregullimi, shpikjet e zbatuara në kompjuter, çështjet gjyqësore për patentat dhe cilësia e patentave, standardizimi dhe patentat, NFT-të dhe të drejtat e autorit, të drejtat e falsifikimit dhe dizajnit, etj.
Çmimet e mëposhtme që do t’u jepen fituesve:
Vendi i parë 2000 €
Vendi i dytë 1500 €
Vendi i tretë 1000 €
Për detaje rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit lutemi të klikoni linkun: https://www.4ipcouncil.com/research/research-awards
Për t’u bërë pjesë e webinar-eve që zhvillon Këshilli 4iP lutemi të klikoni linqet: https://www.4ipcouncil.com/research/plausibility-herbicides-insecticides-and-beyond