Hapet thirrja për punësim në kuadër të projektit “Të rinj dhe të reja drejt një profesioni”
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Bashkisë Tiranë dhe me qëllim zbatimin e Projektit “Të rinj dhe të reja drejt një profesioni” është hapur thirrja për aplikim deri më datë 11.04.2024.
Nëpërmjet këtij projekti mbështetet punësimi i të rinjve dhe të rejave të sapodiplomuar, brenda 12 muajve të fundit, duke bashkëpunuar me subjektet private, të interesuar për pjesëmarrje në këte projekt për punësimin e të rinjve.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në: https://tirana.al/artikull/njoftim-publik-26661