Universiteti Politeknik i Tiranës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Durrësit.
Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që konsolidon bashkëpunimin e ngushtë midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Bashkisë së Durrësit në shumë drejtime si: planifikimi urban, zhvillimi i turizmit për evidentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ruajtja e ambjentit dhe burimeve natyrore, realizimi i praktikave profesionale të studentëve, zhvillimi i aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta shkencore, nxitja dhe promovimi i studiuesve të rinj, identifikimi dhe rekrutimi i studentëve që përgatit UPT-ja, duke plotësuar nevojat e burimeve njerëzore të Bashkisë Durrës, për punësim, internship si edhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e këshillimit të karrierës.