Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 4 shkurt 2025, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis–it.
Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Agjencisë dhe UPT, me qëllim ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm, duke kombinuar ekspertizën akademike dhe atë praktike, si dhe të kërkimeve të ndryshme shkencore, në fushën e kontrollit, kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it.
Përmes kësaj Marrëveshjeje, palët bien dakord të bashkëpunojnë për çështje që lidhen me:
- Hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, inovative dhe zhvillimore;
- Ofrimin e këshillimeve teknike dhe shkencore;
- Organizimin e aktiviteteve mësimore, trajnimeve dhe konferencave;
- Organizimin e veprimtarive apo aktiviteteve me interes të përbashkët.
Marrëveshja synon të lehtësojë bashkëpunimin në funksion të përmirësimit kontrollit të bimës së cannabis-it, zhvillimin dhe aplikimin e teknologjive të avancuara dhe realizimin e produkteve inovative, si dhe të nxisë kërkimin shkencor dhe inovacionin në fushën e teknologjisë.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkruar nga Rektori i UPT, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis–it, nga Drejtor i Përgjithshëm, Prof. Ass Linda Pustina.
