Search
Close this search box.

Menu

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Entit Kombëtar të Banesave

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 13 shkurt 2025, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Entit Kombëtar të Banesave.
Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është angazhimi dhe bashkëpunimi i dy institucioneve në projekte me interesa të përbashkëta, në të cilat mund të shkëmbejnë përvojat, njohuritë dhe eksperiencat e ndërsjella; Shkëmbim i asistencës teknike dhe profesionale, në realizimin e projekteve respektive; Krijim i mundësive dhe lehtësive të studentëve për të kryer praktika mësimore, stazhe profesionale dhe mundësi punësimi pranë EKB-së; etj.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u unënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Enti Kombëtar i Banesave marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm, Besmir Hysa.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës