Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 1 nëntor 2024, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Univesitetit Politeknik të Tiranës dhe Flensburg University of Applied Sciences, Gjermani.
Objekti i marrëveshjes është bashkëpunimi në realizimin e projekteve të përbashkëta; shkëmbime studentore ndërmjet dy institucioneve; diskutime midis stafeve për zhvillimin e kurrikulave në fakultetet dhe departamentet e dy universiteteve; diskutime për mundësitë e diplomave të përbashkëta; shkëmbim stafesh akademike dhe administrative për mësimdhënie dhe trajnim; veprimtari të përbashkëta në fusha të kërkimit shkencor etj.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Flensburg University of Applied Sciences u nënshkrua nga Presidenti, Dr. phil.habil. Sven Tode.