Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 13 shkurt 2025, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Saxion University.
Marrëveshja synon nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, shkëmbimin e studentëve dhe stafit, programe të përbashkëta ose të dyfishta, kërkime të përbashkëta, trajnime dhe projekte.
Bashkëpunimi i deritanishëm i UPT me Saxion University ka mundësuar rezultate të mira, veçanërisht në shkëmbimin e studentëve. Duke filluar nga viti akademik 2022 – 2023 e deri tani, 29 studentë dhe 8 staf i UPT kanë kryer mobilitete në Saxion University, si dhe 27 studentë dhe 11 staf i Saxion University kanë kryer mobilitete në UPT.
