Menu

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 30 nëntor 2024, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.

Marrëveshja e bashkëpunimit synon bashkëpunimin midis dy universiteteve për:

  • Hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta;
  • Pjesëmarrjen në projekte kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, si Erasmus+, Horizon Europe etj;
  • Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, debate, konferenca, simpoziume, workshop-e, shkolla verore dhe dimërore, në fusha të ndryshme të shkencës;
  • Transferimin e studentëve ndërmjet universiteteve;
  • Shkëmbimet afatshkurtra të studentëve dhe stafit akademik/administrativ;
  • Përdorimin e literaturës shkencore dhe platformave online, etj;

Nga Universiteti Politeknik i Tiranës, marrëveshja u nënshkruar nga Rektori, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Poiliteknik Tiranë