Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 11 prill 2025, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje konsiston në mbështetjen reciproke për realizimin me sukses të Kongresit Evropian të Psikologjisë në vitin 2029 (ECP 2029) në Tiranë, nën organizimin dhe mbikqyrjen e Federatës Evropiane të Shoqatave të Psikologjisë (EFPA), duke garantuar standardet më të larta të organizimeve të këtij lloji, të eventeve shkencore e ndërkulturore.
Marrëveshja e bashkëpunimit nga Universiteti Politeknik i Tiranës u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Urdhri i Psikologut nga Presidentja, Dr. Valbona Treska.