Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, më datë 25 prill 2025, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës, EU4Innovation dhe GERMIN.
EU4Innovation – Një organizatë Shumë-Donatorësh, e cila mbështet Qeverinë e Shqipërisë në avancimin e zhvillimit ekonomik, duke përshpejtuar transformimin në një ekonomi më të orientuar drejt inovacionit dhe të bazuar në njohuri.
GERMIN – Një organizatë joqeveritare, e cila mbështet zhvillimet në Shqipëri, në inovacion, teknologji dhe trashëgiminë kulturore.
Projekti Diaspora4Innovation, i mundësuar nga EU4Innovation dhe i zbatuar nga GERMIN, synon të shfrytëzojë ekspertizën e diasporës shqiptare për të nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri.
Objekti i marrëveshjes është bashkëpunimi i tre partnerëve në kuadër të nismës ‘Diaspora4Innovation’ në lidhje me kurset “Integrimi i energjisë së rinovueshme në sistemin energjetik” dhe “Planifikimi i Peizazhit”.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Michael Oos – EU4Innovation Programme Manager, Lirim Krasniqi – Co-Executive Director of GERMIN dhe Prof. Dr. Akli Fundo – Rektor I Universitetit Politeknik të Tiranës.