Ftohen të gjithë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Junction Tirana 2026 – një nga hackathon-et më të mëdha ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit, që do të zhvillohet më 19–21 Qershor 2026 në ambientet e Pyramid of Tirana – Innovation Hub.
Për 48 orë, studentë dhe të rinj nga Shqipëria dhe rajoni do të punojnë në ekipe për të zhvilluar ide dhe zgjidhje inovative në teknologji, inovacion dhe sfida reale të industrisë. Aktiviteti synon të fuqizojë të rinjtë përmes inovacionit, të lidhë talentet me kompani dhe startup-e, si dhe të krijojë ura bashkëpunimi në ekosistemin teknologjik.
Do të përfitoni:
• Mundësi punësimi dhe rekrutimi
• Networking me kompani vendase dhe ndërkombëtare
• Ekspozim në ekosistemin global të teknologjisë
• “Golden Tickets” për pjesëmarrje në Junction Finland
• Çmime për ekipet fituese deri në €5,000
