Menu

Njoftim – Edhe një tjetër hap përpara drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit Politeknik të Tiranës

Edhe një tjetër hap përpara drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, me hapjen e programit master në “Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim”, në bashkëpunim me Universitetin e Teknologjisë së Compiègne në Francë, me diplomën e dyfishtë të delokalizuar.

Në kuadër të këtij programi, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Prof. Andrea Maliqari, Presidente e Universitetit të Teknologjisë së Compiègne (UTC) Prof. Claire Rossi dhe përfaqësues të këtij Universiteti zhvilluan një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu.

Po punohet për të mundësuar për herë të parë, përmes programit Erasmus Mundus, diplomën e katërfishtë mes Universitetit të Genovës, Itali, Universitetit të Catalunya, Spanjë, Universitetit të Teknologjisë së Compiègne, Francë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.

Palët ranë dakord të përgatisin së shpejti planin e përbashkët për të mundësuar hapjen e një filiali të Universitetit të Teknologjisë së Compiègne, në Tiranë, duke mundësuar zgjerimin dhe alternimin e ofertës akademike jo vetëm për studentët shqiptarë, por edhe për studentët e huaj.

Erasmus Mundus Joint Master Degree and scholarships Brochure

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Print
Universiteti Politeknik i Tiranës