[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim – Gener 2 hap aplikimet për “Akademinë e Menaxherëve të Projekteve” me punësim të menjëhershëm

[post-views]

Njoftojmë hapjen e thirrjes për aplikime në “Akademinë e Menaxherëve të Projekteve” në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Gener 2, si dhe në vijim të angazhimit të Zyrës së Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit për të mbështetur studentët në zhvillimin profesional dhe integrimin e tyre në tregun e punës,

Studentët e programeve MasterFakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ftohen të aplikojnë në këtë program zhvillimi profesional 18-mujor, i cili synon të përgatisë dhe të zhvillojë brezin e ardhshëm të menaxherëve të projekteve në industrinë e ndërtimit.

Programi u ofron kandidatëve të përzgjedhur:

  • Punësim të menjëhershëm;
  • Përfshirje në projekte reale dhe mentorim nga profesionistë me eksperiencë;
  • Sponsorizim për certifikimin ndërkombëtar Certified Associate in Project Management (CAPM);
  • Zhvillim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë periudhës 18-mujore të programit.

Universiteti Politeknik i Tiranës inkurajon studentët të shfrytëzojnë mundësi të tilla, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e kompetencave profesionale, fitimin e përvojës praktike dhe krijimin e urave të qëndrueshme me tregun e punës.

Aplikoni këtu:
https://gener2.al/?news=gener-2-hap-aplikimet-per-project-management-academy-2

Për më shumë informacion mbi programin, studentët mund të kontaktojnë Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit ose të konsultojnë materialet informuese të publikuara nga Gener 2.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email