Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – HAPEN PRANIMET NË STUDIMET E CIKLIT TË TRETË “DOKTORATË” NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS, PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në Urdhrin Nr. 83, datë 24.10.2024 e Rektorit për “Hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, për
vitin akademik 2024-2025”, njofton hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”në programet e studimit me kuotat përkatëse, si më poshtë:
1.
Doktoratë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, nënfusha “Inxhinieri
Informatike” dhe nënfusha “Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni”, (5 kuota)
– Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit,
2.
Doktoratë në “Inxhinieri Fizike”, (4 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike,
3.
Doktoratë në “Inxhinieri Matematike”, (11 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike,
4.
Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Automatizimi i Industrisë”, (1 kuotë) – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,
5.
Doktoratë në “Inxhinieri Ndërtimi”, nënfusha “Inxhinieri Mjedisi”, (5 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
6.
Doktoratë në “Gjeodezi”, (4 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
7.
Doktoratë në “Gjeologjia dhe Mjedisi”, (11 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
8.
Doktoratë në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi”, (8 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
9.
Doktoratë në “Inxhinieri e Burimeve Minerare”, (5 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
10.
Doktoratë në në “Inxhinieri Mekanike”, nënfusha “Inxhinieri Mekanike” dhe “Inxhinieri e Materialeve”, (6 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
Për informacion mbi
kriteret e përgjithshme të pranimit të kandidatëve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Për informacion mbi dokumentacionin për aplikimin për regjistrim në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Aplikimet e kandidatëve për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, do të kryhen nga data
28.10.2024 deri më datë 01.11.2024.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës