Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në Urdhrin e Rektorit Nr. 23, datë 14.04.2026, për “Hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2025-2026”, njofton hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në programet e studimit me kuotat përkatëse, si më poshtë:
- Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Energjitikë”, (1 kuotë) – Fakulteti i Inxhinierisë së Elektrike;
- Doktoratë në “Arkitekturë dhe Urbanistikë”, nënfusha “Arkitekturë dhe Dizajn”, nënfusha “Trashëgimi dhe Teknologji Arkitekture”, dhe nënfusha “Urbanistikë” (8 kuota) – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Për informacion mbi kriteret e përgjithshme të pranimit të kandidatëve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Për informacion mbi dokumentacionin për aplikimin për regjistrim në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Aplikimet e kandidatëve për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, do të kryhen nga data 20.04.2026 deri më datë 23.04.2026.




