Këto janë programe intensive akademike të nivelit pasuniversitar, qëllimi i të cilave është t’u ofrojë fakulteteve të universiteteve të huaja dhe studiuesve të tjerë mundësinë për të thelluar kuptimin e tyre për shoqërinë, kulturën, vlerat dhe institucionet amerikane.
Qëllimi përfundimtar i Institutit është të forcojë kurrikulat dhe të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies për Shtetet e Bashkuara në institucionet akademike jashtë vendit.
Secili Institut ofron një qëndrim katër javor rezidencë akademike dhe një tur studimi të integruar dy javor në një rajon tjetër të Shteteve të Bashkuara.
Procesi i përzgjedhjes: Ambasada amerikane në Tiranë do të shqyrtojë aplikimet, do të intervistojë kandidatët kryesorë dhe do të mund të propozojë një kandidat për çdo institut. Megjithatë, të nominuarit do të marrin pjesë në program vetëm nëse zgjidhen si finalistë nga komiteti përzgjedhës në Washington DC.
Data e fillimit të programit: Gjatë ose pas qershorit 2025
Universiteti Pritës: Programet SUSI zhvillohen në universitete të ndryshme të akredituara në Shtetet e Bashkuara. Institucionet pritëse specifike do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme, përveç nëse specifikohet në përshkrimin e Institutit më sipër. Aplikanti nuk mund të zgjedhë institucionin pritës.
Udhëzimet për aplikimin:
Plotësoni aplikimin (SUSI-Scholars-2025-APPLICATION-FORM) me të gjitha informacionet e kërkuara dhe dërgojeni në adresën e mail-it: CultureandEducationTirana@state.gov
Afati I aplikimit: 8 Nëntor, 2024
Për pyetje kontaktoni: CultureandEducationTirana@state.gov
Për më tepër konsultohuni me dokumentet bashkëlidhur.2025 SUSI Scholars – Info for universities