Në kuadër të thirrjes së EPO-s (European Patent Office) për pjesëmarrje në konkursin ’’ European Inventor Award and the Young Inventors Prize”, Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentë apo grupe studentësh, që kanë ide inovatore, të bëhen pjesë e kësaj gare.
Edicioni i radhës i këtij eventi mbahet në Maltë.
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është 25 shtator 2023.
Për detaje të mëtejshme kontaktoni me zyrën e karrierës në rektorat: zyraekarrieres@upt.al.