123 Njoftim – Hapet thirrja për internship me pagesë në ALUMIL sh.p.k – Universiteti Politeknik i Tiranës
Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – Hapet thirrja për internship me pagesë në ALUMIL sh.p.k

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me kompaninë ALUMIL sh.p.k, si dhe të mbështetjes së vazhdueshme nga Zyra e Karrierës UPT për praktika profesionale dhe punësim, hapet thirrja për tre studentë të Inxhinierisë Mekanike për të zhvilluar një internship me pagesë.

Kush mund të aplikojë?
• Studentë të vitit të fundit Bachelor ose ciklit Master në Inxhinieri Mekanike;
• Të kenë njohuri bazë në softuerë teknikë si AutoCAD, SolidWorks, etj.;
• Të jenë të motivuar dhe të interesuar për zhvillim profesional në një ambient teknik-industrial.

Vendi: ALUMIL Albania, Tiranë
Ofrohet: Pagesë dhe certifikatë përfundimtare nga kompania. Punësim në vazhdim për performancë shumë të mire.

Aplikimet dërgohen në: zyraekarrieres@upt.al
Më shumë informacion mbi kompaninë: www.alumil.com

Shfrytëzo këtë mundësi për të ndërthurur teorinë me praktikën dhe për të nisur rrugëtimin tënd profesional pranë një kompanie me standarde europiane!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës