Menu

Njoftim – I Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për hapjen e Thirrjes për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave – 2026

[post-views]
Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit njoftojnë hapjen e Thirrjes për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave – 2026.
Programi Kombëtar i Financimit të Doktoraturave zbatohet mbi parimin “Një thirrje – dy kategori – një standard kombëtar”. Doktoratura kërkimore standarde (Kategoria A) dhe doktoratura industriale (Kategoria B) trajtohen si dy modalitete të së njëjtës skemë kombëtare financimi, me një kuadër të unifikuar administrativ, financiar, monitorues dhe të transparencës. Thirrja synon të mbështesë zhvillimin e studiuesve të aftë për të realizuar kërkim shkencor të pavarur, origjinal, themelor ose të aplikuar, në fushat prioritare të përcaktuara në thirrje, me orientim strategjik drejt fushave STEM, me qëllim rritjen e cilësisë dhe standardeve të formimit doktoral dhe nxitjen e prodhimit të rezultateve kërkimore me vlerë dhe potencial për t’u përdorur në zhvillimin e shkencës, ekonomisë dhe politikave publike.
Hapja e aplikimeve: 1 tetor 2026
Afati përfundimtar: 31 tetor 2026, ora 10:00
Për informacion të plotë mbi kriteret e pranueshmërisë, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi të konsultoni dokumentet e thirrjes në linkun:
Gjithashtu, me qëllim informimin e komunitetit shkencor mbi hapjen e thirrjes për financimin e Studimeve të Doktoraturës, Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit do të zhvillojnë një aktivitet informues në Hotel Plazza, ditën e premte, më 9 tetor 2026, në orën 09:30.
Agjenda e aktivitetit gjendet bashkëlidhur.
Suksese!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email