Universiteti Politeknik i Tiranës publikon për kandidatët e interesuar kalendarët përkatës të aktiviteteve lidhur me procesin e pranimit, aplikimit dhe regjistrimit në programet e studimit për vitin akademik 2026–2027.
Në kuadër të vijimit të procedurave të pranimit pas përfundimit të raundit të dytë, bëhen publike:
- Kalendari i aktiviteteve dhe Rregullorja përkatëse për pranimet në programet e ciklit të parë të studimeve dhe programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, pas përfundimit të raundit të dytë, për vitin akademik 2026–2027.
- Kalendari i aktiviteteve për aplikimin dhe regjistrimin në programet e ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2026–2027.
Kandidatët e interesuar ftohen të njihen me afatet, procedurat dhe kërkesat e përcaktuara në dokumentet përkatëse dhe t’i respektojnë ato gjatë procesit të aplikimit dhe regjistrimit.



