Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – Në Universitetin Politeknik të Tiranës zhvillohet seminari kombëtar: “Nevojat dhe Zhvillimi i Instrumentave rreth Etikes mbi Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Shqipëri”.

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, në datat 20 – 21 nëntor 2024, nga Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë – HERE dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, zhvillohet seminari kombëtar: “Nevojat dhe Zhvillimi i Instrumentave rreth Etikës mbi Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Shqipëri”.
Ky seminar ka mbledhur së bashku anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Korçës, etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë; përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë; institutet e kërkimit shkencor, si dhe ekspertë të fushës. Në këtë seminar synohet të merren “inpute” të drejtpërdrejta në mbështetje të Strategjisë mbi Kërkimin Shkencor nga Qeveria, me qellim që të krijohet një kuadër më i mirë mbi ‘Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin’, përmes zhvillimit dhe funksionimit të instrumentave dhe aplikimit të standardeve kombëtare në etikën e kërkimit shkencor (e cila mbetet për aplikimin në nivel institucional).
Në përfundim, seminari do të prodhojë konkluzione dhe rekomandime, që do t’i përcillen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet një dokumenti final.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës