[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim për mbështetje financiare, nga VEM D.D. Shpk, për 4 studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

[post-views]

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe VEM D.D. Shpk, ky institucion ofron mundësinë për mbështetje financiare, për vitin akademik 2026-2027, për 4 studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të Unuiversitetit Politeknik të Tiranës, me vlerë 1000 euro secila bursë.

Studentët duhet të jenë në vit të fundit Bachelor ose në vit të parë ose të dytë Master.

Kriteret e përfitimit të bursës:

  • Njohja e gjuhës italiane në nivelin B1
  • Nota mesatare mbi 8

Preferenciale

  • Studentë me kushte të disfavorshme shëndetësore, sociale ose ekonomike
  • Dy studente femra dhe dy studentë meshkuj

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze, ose italiane);

– Vërtetim studenti;

– Listë notash e studimeve deri në momentin e aplikimit;

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze, ose italiane);

– Çertifikatë e gjuhës së huaj, italiane, për nivelin B1, ose ndonje dokument tjetër që verteton nivelin e gjuhës italiane;

Studentët me kushte të disfavorshme shëndetësore, sociale ose ekonomike, duhet të vërtetojnë këtë kriter.

Afati për aplikim, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT: 25 shtator 2026

 

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email