Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – Për takim të studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës me përfaqësues të agjencisë Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A. dhe kompanisë Elettromaris

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe agjencisë Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A, ditën e martë, datë 25 shkurt 2025, ora 13.00, në sallën Aula Magna në Rektorat, zhvillohet një takim me përfaqësues të kësaj agjencie.

Qëllimi i takimit është informimi i studentëve për mundësitë që Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A. dhe   Elettromaris ofrojnë për të studiuar në Itali, duke kombinuar trajnimin praktik me arsimin e specializuar.

Sektorët kryesorë ku operon Elettromaris janë IT dhe automatizimi industrial.

Studentët aplikantë të përzgjedhur, pas përvojës në  Elettromaris, do të kthehen në Shqipëri për të hapur dhe menaxhuar zyrat e kompanisë, të cilat do të operojnë në vendin tonë.

Ftohen të marrin pjesë në takim studentë të nivelit Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Për informacion rreth kësaj kompanie, ju lutemi lexoni materialet bashkëlidhur.

Studentët e interesuar janë të lutur të regjistrohen në Google Meet, për të marrë pjesë në takimin online, në datë 10 shkurt 2025, ora 15.00 – 16.00, ku është përfshirë skica e prezantimit me temat që do të trajtohen gjatë takimit të datës 25 shkurt.

Regjistrimi u jep mundësi studentëve të krijojnë kontakte paraprake. Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A do t’u kërkojë studentëve  CV-të e tyre.

Linku i takimit online, i datës 10 shkurt 2025, ora 15.00 – 16.00

meet.google.com/xbq-cmgg-jtz

Brochure Albania

Elettromar Presentation

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës