Profesore Aida Spahiu, nga data 8-12 qershor 2026 kreu një mobilitet për mësimdhënie në AGH University.
Gjatë vizitës së saj njëjavore, ajo mbajti leksione për studentët në Fakultetin e Gjeologjisë, Gjeofizikës dhe Mbrojtjes së Mjedisit, në AGH University of Krakow, në programin e studimit “Burimet Ekologjike të Energjisë”, duke trajtuar temasi auditimi i energjisë, efiçenca e energjisë, reduktimi i emetimeve dhe burimet e rinovueshme të energjisë.
Gjithashtu, ajo prezantoi mundësitë që ofron Universiteti Politeknik i Tiranës për studentët e AGH University, për të marrë pjesë në programin Erasmus+.




