Në zbatim të kuadrit rregullator në fuqi, bashkëlidhur gjeni dokumentet që përcaktojnë procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe programet e ciklit të dytë të studimeve, si edhe kalendarin e veprimeve për vitin akademik 2026–2027.
Dokumentet e publikuara janë:
- Udhëzimi nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”;
- Urdhri i Përbashkët QSHA–RASH nr. 108, datë 15.06.2026, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2026–2027”.
Ftohen të gjithë kandidatët dhe të interesuarit të njihen me përmbajtjen e dokumenteve dhe të respektojnë afatet e përcaktuara në kalendarin zyrtar të procedurave të aplikimit dhe regjistrimit.

