Search
Close this search box.

Menu

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare shpall thirrjen për “Programin e Specializimit dhe Aftësimit Profesional, me pagesë”

Ky program ofron 10 kontrata pune, për një periudhë 6 mujore deri në 1 vjeçare, duke u dhënë mundësinë profesionistëve të rinj që të përfshihen në një eksperiencë pune të mirëpaguar dhe në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën portuale, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Gjatë specializimit, personat e përzgjedhur do të vendosen në sektorë/njësi organizative të caktuara të APD dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të sektorëve/njësive përkatëse.

Aplikimi nga praktikantët do të bëhët në rugë elektronike duke ndjekur udhezimet në faqen ëeb të Autoritetit Portual Durrës, dritarja Praktikat Mësimore/Profesionale.

Afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve është data 03.06.2024.

Për detaje mbi kërkesat dhe fushat klikoni pdf-në bashkëlidhur si dhe faqen web të autoritetit portual Durrës, dritarja Praktikat Mësimore/Profesionale.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës