Ju informojmë për një mundësi të shkëlqyer për studentët e fushave STEM. Javën e ardhshme, të mërkurën, më 22 janar, në orën 12:00 (CET), do të zhvillohet një sesion informativ online mbi Programin për profesionistët e rinj në EPO.
- Programi ofron një mundësi unike për të fituar përvojë praktike 1-vjeçare në fusha si pronësia intelektuale dhe inovacioni.
- Trajnim i personalizuar dhe mbështetje nga ekspertët më të mirë të fushës.
- Zhvillimi i aftësive profesionale dhe ndërkombëtare në një mjedis pune modern dhe dinamik.
Ju mund të regjistroheni për sesionin duke klikuar në linkun:
https://epo-org.zoom.us/webinar/register/WN_IRkcCA_9QDerlzc2MMzNPg
Për detaje kliko këtu:
Gjithashtu, ju inkurajojmë të shfrytëzoni materialin informativ të bashkëngjitur dhe ta ndani atë me kolegët tuaj. Ai përmban të gjitha informacionet e rëndësishme mbi këtë mundësi.