Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3 – Smart Specialization Strategy)është një prioritet i Qeverisë Shqiptare dhe një instrument i rëndësishëm për drejtimin e investimeve të ardhshme në fushat prioritare dhe në zhvillimin e bazuar në dije dhe inovacion.
Strategjia e Specializimit Inteligjent është një proces i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë, veçanërisht në kuadër të integrimit në BE, si pjesë e 2 kapitujve: Kapitullit 20 ”Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet 2021-27 dhe planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024 në kuadër të Procesit të Berlinit.
Universiteti Politeknik i Tiranës, si institucion publik i arsimit të lartë është angazhuar në këtë proces të rëndësishëm.
Një informacion më të plotë mbi procesin e S3 gjeni në linkun: S3 Albania