Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – Takim informues me Wizz Air Malta në UPT

Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Wizz Air, do të zhvillohet një aktivitet informues me përfaqësues të kompanisë Wizz Air Malta (anëtare e Wizz Air Group).

📅 Data: E mërkurë, 2 Prill 2025

🕙 Ora: 11:00

📍 Vendi: Salla Auna Magna, Universiteti Politeknik i Tiranës

Ky takim është një mundësi unike për studentët e UPT për të mësuar më shumë rreth trajnimeve profesionale që ofrohen nga Wizz Air dhe mundësive konkrete për punësim pas përfundimit të tyre.

🔹 Çfarë do të prezantohet:

· Wizz Air – Kush jemi

· Planet për këtë dekadë

· Mundësi karriere

· Kontratat, pagat dhe përfitimet në Shqipëri

· Procesi i rekrutimit

🎓 Studentët dhe stafi i UPT janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë aktivitet dhe të eksplorojnë një rrugë të re profesionale me një nga kompanitë ajrore më dinamike në Europë.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës