Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO, European Patent Office, ju bëjmë me dije se do të zhvillohet edicioni i 3-të i Programit Intensiv IP të EUIPO për studentët.
Programi do të zhvillohet online (nëpërmjet Zoom) nga data 14 deri më 25 tetor 2024. Ju lutemi regjistrohuni në linkun: https://forms.office.com/e/97gAR0tAP4
Agjendën përkatëse e gjen këtu.
Afati i fundit për t’u regjistruar është 11 tetor 2024.
Studentët nga të gjitha fakultetet UPT-së janë të mirëpritur të regjistrohen dhe të thellojnë njohuritë në të drejtat e pronësisë intelektuale. Pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë të pjesëmarrjes pas pjesëmarrjes së suksesshme (duke ndjekur 70% të të gjitha seancave).