[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim – Webinar mbi European Student Card (ESC)

[post-views]

Universiteti Politeknik i Tiranës informon studentët, stafin akademik dhe administrativ mbi zhvillimin e webinarit ndërkombëtar të organizuar nga European Student Card (ESC), i cili do të mbahet online më 18 qershor 2026, ora 10:00 – 12:00 CET.

Ky aktivitet synon të prezantojë zhvillimet më të fundit të European Student Card, si dhe aspektet teknike dhe funksionale të përdorimit të saj në institucionet e arsimit të lartë në Evropë.

Gjatë webinarit do të trajtohen temat:

  • Prezantimi i European Student Card (ESC)
  • Funksionimi i ESC Router dhe ESC Service Manager
  • Zhvillimet dhe iniciativat më të fundit të ESC
  • Trajnimet dhe burimet mbështetëse
  • Sesion pyetje – përgjigje me ekspertët ndërkombëtarë

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me përfitimet dhe implementimin e European Student Card në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve studentore.

Për regjistrim në webinar, klikoni në linkun e mëposhtëm: https://events.teams.microsoft.com/event/e5f7ab1b-08a3-4b1f-82e5-f1cb115dbc18@3048dc87-43f0-4100-9acb-ae1971c79395

 

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto