Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Zyrës Evropiane të Patentave (EPO), njoftohen studentët, stafi akademik dhe kërkuesit për aktivitetin online me temë “Europe’s technology transfer challenge: turning research into market success”, organizuar nga EPO – Observatory on Patents and Technology.
Data: 22 tetor 2026
Ora: 13:00–14:30 (CEST)
Formati: Online
Gjuha: Anglisht
Aktiviteti do të trajtojë sfidat dhe mundësitë e transferimit të teknologjisë, duke prezantuar të dhëna të reja nga më shumë se 800 zyra të transferimit të teknologjisë në Evropë, si dhe perspektiva mbi mënyrën se si rezultatet e kërkimit shkencor mund të shndërrohen në inovacione dhe vlerë ekonomike e shoqërore.
Regjistrimi dhe informacioni i plotë: https://www.epo.org/en/news-events/events/europes-technology-transfer-challenge-turning-research-market-success
Për çdo pyetje ose nëse dëshironi materiale shtesë klikoni: [email protected]
Universiteti Politeknik i Tiranës fton komunitetin akademik dhe kërkimor të ndjekë këtë aktivitet me interes për inovacionin, kërkimin shkencor dhe transferimin e teknologjisë.

