Search
Close this search box.

Menu

Zhvillohet Panairi i Këshillimit të Karrierës dhe Punësimit në Dominusoft

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Dominusoft ju informojmë për aktivitetin që kjo kompani zhvillon në kuadër të Orientimit dhe Zhvillimit të Karrierës/Punësimit të Studentëve.

Për të gjithë studentët e UPT-së që janë të interesuar, Panairi i Këshillimit të Karrierës dhe Punësimit zhvillohet më 25 Shtator, ora 11:00 në ambjentet e kompanisë. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të kompanive të cilët do të vijnë me programe internship-i dhe punësimi për të gjithë pjesëmarrësit në Panair. Kompanitë pjesëmarrëse janë të fushës së:

1. Teknologji Informacioni;

2. Agjensi Marketingu;

3. Studio Dizajni dhe Arkitekturë;

4. Studio Printimi;

5. Agjensi rekrutimi.

Me rëndësi: Studentët duhet të jenë të pajisur me CV të printuar!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës