Praktika mësimore e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës me studentët e vitit të katërt këtë vit u zhvillua në qytetet e Shkodrës, Bajram Currit dhe Prizrenit.Ditën e parë, në Shkodër studentët patën mundësinë të vizitojnë një seri hapësirash të lidhura me eventet e kulturës dhe artit, dhe të jenë pjesë e disa organizimeve kulturore. Në vijim, studentët vizituan rajonin e Valbonës, një nga perlat e veriut shqiptar. Ditën e fundit, gjatë vizitës në Prizren, grupi u surprizua edhe nga prania e arkitektit të mirëjohur kosovar Gëzim Paçarizi.