Njoftohen studentët, stafi akademik dhe të gjithë të interesuarit se janë publikuar:
- Struktura vjetore e procesit mësimor për programet e ciklit të parë të studimeve dhe programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2026–2027.
- Struktura vjetore e procesit mësimor për programet e ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2026–2027.
Dokumentet përkatëse mund t’i konsultoni dhe t’i shkarkoni në lidhjet më poshtë.
Ju ftojmë të njiheni me kalendarin akademik dhe afatet e përcaktuara për zhvillimin e procesit mësimor gjatë vitit akademik 2026–2027.

