Më datë 24 Prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, u zhvillua me sukses Panairi i Karrierës, një aktivitet i rëndësishëm për ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës.
Eventi u organizua nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike (FIE) në bashkëpunim me disa kompani prestigjioze austriake, të cilat prezantuan mundësi konkrete bashkëpunimi në fushën e praktikave mësimore dhe punësimit. Qëllimi kryesor ishte krijimi i një ure lidhëse ndërmjet studentëve, të diplomuarve dhe industrisë ndërkombëtare, veçanërisht në sektorin e inxhinierisë elektrike.
Studentët aktualë dhe Alumni patën mundësinë të njihen nga afër me zhvillimet e fundit në tregun ndërkombëtar të punës, të diskutojnë për perspektiva konkrete karriere dhe të krijojnë kontakte të vlefshme që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rrugëtimin e tyre profesional.
Ky panair konfirmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të FIE-së si një urë e fortë mes arsimit akademik dhe nevojave të tregut të punës.