Këtë 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë tonë Kombëtare, Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon, në bashkëpunim me organizatën Rrënjët Shqiptare, do të organizojnë në Tiranë “Paradën Rrënjët Kuq e Zi”’.
Ky event ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin midis shqiptarëve kudo që ndodhen, si dhe të forcojë lidhjet mes qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporë. Parada shërben si platformë për inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe për të nxjerrë në pah potencialin turistik që ofrojnë qytetet tona.
Për sa më sipër, janë të ftuar studentët dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës për pjesëmarrje në “Paradën Rrënjët Kuq e Zi”.